Helikopteri që shpëton jetë, brenda EC-135 ku pilotët tregojnë operacionet

6 Korrik 2022 | 16:15

Njësia e helikopterëve të transportit mjekësor ka pasur një periudhë të ngarkuar këto javë. Euronews Albania sjell detaje nga misionet e shpëtimit me pilotët e forcës ajrore.

Ky është Helikopteri EC-135 i Forcës Ajrore.

Ai bën pjesë në njësinë e helikopterëve të transportit mjekësor. Vetëm gjatë javëve të fundit ky helikopter ka kryer dhjetëra misione shpëtimi.

Ai i ka shkuar në ndihmë turistëve të aksidentuar në zona të thella, punonjësve të ndryshëm të dëmtuar, por edhe qytetarëve në situatë të rëndë shëndetësore që duhet të transportohen në Tiranë, për një trajtim më të specializuar.

“Vendi ynë është një vend kodrinor malor dhe përdorimi i helikopterit është me shumë interes dhe patjetër që do ketë edhe detyra të tilla në periudhën e dimrit që është pak më e vështir por edhe gjatë periudhës së verës”, u shpreh piloti Faslli Spahiu.

“Çdo mision nuk është i njëjtë, varët nga era, shiu, bora, kushtet atmosferike. Ka pasur disa operacione shumë të vështira por ja kemi dalë me qetësi dhe durim”, u shpreh piloti Admir Nonaj.

Ec-135 është i aftë të qëndrojë dhe imbarkojë persona, në zona të thepisura dhe terren të vështirë.

Së fundmi ekuipazhi i helikopterit transportoi nga Qafa e Pejës drejt spitalit të Shkodrës, edhe një turiste gjermane, e cila kishte pësuar frakturë gjatë eksplorimit të zonës.

“Kombinimi që përdorim ne dhe me këta djemtë e rinj për mua është një mbështetje e madhe, bile merita u takon më shumë këtyre, pasi dhe unë kur kam qenë në moshën e tyre kam qenë shumë herë më i mirë se sot”, u shpreh piloti Faslli Spahiu.

“Unë futem tek ata njerëz që i vogël doja të bëhesha pilot dhe këtë dëshirë e realizova dhe dëshiroj që edhe dy fëmijët e mirë të realizojnë dëshirën e tyre. Nëqoftëse ke diçka ëndërr çdo gjë e bën me qejf, e bën me dëshirë”, tha piloti Nonaj.

Vështirësia rritet për pilotët në periudhën e dimrit, megjithatë misioni për të shpëtuar jetë duhet përmbushur.

“Ne e kemi mision ardhjen në ndihmë të njerëzve në nevojë. Ka disa operacione shumë të vështira, një malin e Çikës para 1 viti e gjysmë, dimrin e kaluar në Tomor, por dhe kjo e fundit në grykën e Pejës ku ishte dëmtuar një turiste gjermane dhe ishte vërtet një pozicion shumë i vështirë”, tha Spahiu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026