I sëmuri vdes gjatë transportit nga Spitali Infektiv, ministria thotë jo për shkak të COVID-19

20 Qershor 2020 | 19:00

Një 68-vjeçar i cili ishte ndër pacientët me COVID-19, vdiq të shtunën teksa po transportohej nga autoritetet shëndetësore drejt Gjirokastrës. Ministria e Shëndetësisë nuk e përfshiu në bilancin e viktimave të pandemisë.

Në një njoftim për mediat, ministria tha se 68-vjeçari kishte qenë shëruar nga infeksioni respirator i COVID-19 dhe se vdekjen ia shkaktoi gjendja e rënduar e sëmundjes së mëlçisë.

“Ai vuante nga ciroza hepatike në stad terminal, ka ndërruar jetë teksa po transportohej nga spitali infektiv, drejt Gjirokastrës, pasi ishte negativizuar nga COVID19, me dy tamponë negativë,” – u tha në njoftimin e ministrisë me saktësimin se vdekja ishte e papritur.

“Gjatë transportit, ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak,” – thuhet në njoftim.

Prej 9 marsit kur u diagnostikua i infektuari i parë me COVID-19 në Shqipëri, autoritetet kanë kryer 20 mijë teste, nga të cilat janë pikasur 1,891 të prekur me koronavirus.

Zyrtarisht ndër të infektuarit, janë deklaruar 43 viktima, prej të cilëve autoritetet nuk kanë përfshirë rastet asimtpmatike.

Gjatë 3 muajve të pandemisë ka pasur të paktën edhe 8 raste të tjera të ngjashme me vdekje nga shkaqe të tjera të të infektuarve me COVID-19.

Viktima e fundit, ku shkaktar nuk është konsideruar virusi, ka qenë një 81-vjeçare, e cila vdiq më 10 qershor.

 

Lexoni gjithashtu:

E moshuara me COVID-19 vdes në spital, ministria thotë jo për shkak të virusit

75 raste të reja, mbi 2 mijë totali i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Maqedoni e Veriut, 11 viktima në 24 orët e fundit, infektohet kreu i Komunës së Shkupit

Shqipëri, 53 raste me COVID-19, humb jetën 70-vjeçarja nga Durrësi

Bilanci javor i COVID-19 në rajon, vala e re shkakton 67 viktima e mbi 2700 të infektuar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026