Këshilli Drejtues i LDK shkarkon Vjosa Osmanin si zv. kryetare
Këshilli Drejtues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes sistemit online ka votuar për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga strukturat drejtuese të partisë. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga LDK, por deputeti i saj, Haxhi Avdyli ka konfirmuar lajmin duke ngritur dhe akuza për manipulim të votimit.
“Vendimi i skandaloz për kinse shkarkimin përmes email të Vjosa Osmanit nga organet drejtuese të LDK-së, i inicuar nga njerëzit pa legjitimitet qytetar, paraqet vetëm një manipulim interneti e asgjë më shumë. Votimi i përmes email është një vendim mashtrues dhe frigacak si gjithmonë i disa njerëzve që s’kanë guxim qytetar të maten e thirren si pronarë të LDK-së .
Këta se kanë problem edhe t’i manipulojnë rezultatet. Ekziston mundësia që rezultatet i këtij sondazhi Online mund te jenë manipuluar prandaj s’ka vlerë as juridike as obligativ për askënd. Ne dhe secili aktivistë i LDK-së do e konsiderojnë këtë vetëm si një sondazh pavlerë derisa ky vendim të mos mirret konform rregullave demokratike”, thotë Avdyli.
Ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa që përmes një letre dërguar Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie propozoi këtë të shtunë shkarkimin e Vjosa Osmanit. Në vend të saj, Mustafa rekomandon si nënkryetar të LDK-së, Avdullah Hotin. Sipas Mustafës, Osmani ka rënë ndesh me statutin e partisë. Mustafa ka përmendur një sërë arsyesh, të cilat sipas tij çuan në vendimin e shkarkimit të Osmanit.
Të cilat janë: 1. Në kundërshtim me qëndrimin e kryesisë së LDK-së, bëri apel të mos votohet mocioni i votëbesimit. 2. Kundërshtoi Avdullah Hotin për Kryeministër. 3. Kundërshtoi koalicionin me AAK, Nisma, AKR, komunitetet jo shumicë. 4. Propozoi për qeveri tranzitore në marrëveshje me VV. 5. Iku nga përgjegjësia për të drejtuar seancën e Kuvendit për zgjedhjen e qeverisë të drejtuar nga LDK.
Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë ishte kandidatja e LDK-së për kryeministre pas formimit të koalicionit qeverisës VV-LDK u zgjodh kryetare e Parlamentit. Ajo ishte një nga zërat kundër prishjes së koalicionit të dy partive që dolën të parat në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar. Osmani si drejtuese e Parlamentit nuk mori pjesë gjatë seancës së votimit të qeverisë së re “Hoti”, të formuar nga LDK bashkë me disa aleatë të tjerë pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania