Rusët avancojnë në Lindje, shkatërrime dhe viktima në të dyja palët
Forcat ruse vijojnë të sulmojnë më shumë ndërtesa në Kharkiv, në verilindje të Ukrainës.
Një ditë më parë u raportua për viktima nga të dyja palët
Ndërsa Rusia dyfishoi përpjekjet e saj për të pushtuar rajonin lindor të Donbasit ushtria ukrainase pretendon se ka ndalur disa aksione pasi bombardimet vranë të paktën tetë civilë, duke plagosur 25 të tjerë.
Separatistët pro rusë thonë se sulmet ukrainase kanë vrarë katër civilë nga ana e tyre.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë dënoi sulmin në Kharkiv dhe në Donetsk, ku ai tha se dy sisteme raketore të prodhuara nga SHBA dhe magazinat e tyre ishin goditur “nga raketa me precizion të lartë të lëshuar nga ajri”.
Në Donbas beteja e artilerisë po vazhdon prej muajsh. Trupat ukrainase duhet të mbështeten në armët e blinduara të ndërtuara gjatë Bashkimit Sovjetik. Shumë nga ata që luftojnë nuk janë ushtarë karriere.
“Në fillim luftimet ishin të vështira, por tani jemi mësuar. Shtëpia ime është afër. Në fillim ishte e vështirë të kuptoja se në qytetin tim të lindjes po ndodhte luftë”, shprehet Maxim, ushtar ukrainas.
“Gjëja më e rëndësishme është që morali të mbetet i lartë. Dhe se ne nuk e nënvlerësojmë veten. Gjithçka do të shkojë mirë. Ukraina do të fitojë”, thekson Serhi një tjetër ushtar.
Në Kiev, kryeministri irlandez Micheal Martin u takua me Presidentin Volodymyr Zelensky. Udhëheqësi ukrainas ka thënë se artileria e dorëzuar si pjesë e ndihmës ushtarake perëndimore për kombin e rrethuar “po funksionon shumë fuqishëm” dhe po jep goditje të dukshme në magazinat në zonat e pushtuara nga Rusia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rusia pretendon se forcat e saj kanë nën kontroll rajonin e Ukrainës Lindore
- Zelenski: Rindërtimi i Ukrainës është detyrë e përbashkët e botës demokratike
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës