3 viktima në Britani, sulm me armë të ftohta në qytetin e Ridingut, pranga agresorit

21 Qershor 2020 | 07:13

Persona të shumtë u sulmuan në një agresion me armë të ftohtë në qytetin anglez të Ridingut, ku si pasojë tre persona humbën jetën.

Përveç viktimave, dy persona të tjerë janë në gjendje kritike në spital, citojnë mediat angleze autoritetet, sipas të cilave policia po e trajton sulmin si një episod që nuk ka lidhje me terrorizmin.

Autoritetet bënë gjithashtu të ditur se policia ka arrestuar një person në vendin e ngjarjes dhe se personat e plagosur ishin dërguar gjithashtu në spital.

Autori, sipas burimeve zyrtare, është një person me origjinë libaneze. Ai e kreu sulmin në një zonë ku ishin mbledhur manifestues të lëvizjes Jetët me Ngjyrë Kanë Rëndësi.

Në vendin e ngjarjes shkuan grupe mjekësore që ndihmuan të plagosurit. Ministrja e Brendshme britanike, Priti Patel deklaroi se ishte shumë e shqetësuar për ngjarjen.

Ndërsa kreu i këshillit bashkiak të Ridingut, Jason Brock tha se policia po merret me një “incident serioz” dhe u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet në qendër të qytetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026