Sot mbahen zgjedhjet në Serbi, partitë shqiptare të bashkuara në koalicionin “Alternativa Demokratike Shqiptare”

21 Qershor 2020 | 07:32

Për herë të parë partitë shqiptare në Luginën e Preshevës kanë bashkuar forcat dhe do të marrin pjesë me një koalicion të vetëm në zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë.

Udhëheqësit e subjekteve politike nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, që kanë formuar aleancën Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, synojnë të fitojnë tre vende në Parlamentin serb, nga 1 që aktualisht kontrollohet nga Partia për Veprim Demokratik.

Sidoqoftë, objektivi mund të jetë i vështirë për t’u arritur nisur nga fakti se pjesëmarrja e pakicës shqiptare në Serbi në proceset zgjedhore ka qenë e ulët.

Në tërësi janë 5 partitë që kanë pranuar ndërveprimin, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja për Progres Demokratik dhe Lëvizja për Reforma. Vetëm Partia Demokratike Shqiptare ka qëndruar jashtë koalicionit.

Ideja për bashkimin e tyre ka ekzistuar edhe në proceset e mëparshme elektorale, por gjithmonë mes palëve ka pasur dallime që kanë bërë që bashkimi të dështonte.

Por, pavarësisht se simpatizantët mund të bashkojnë votat, një element që nuk shkon në favor të koalicionit shqiptar është fakti se pjesëtarët e pakicës shqiptare, me thirrje të udhëheqësve politikë, bojkotuan në vitin 2011 regjistrimin e popullsisë, ndaj dhe numri i saktë i shqiptarëve në Serbi nuk dihet.

Sidoqoftë, drejtuesit e partive shqiptare janë optimistë dhe deklarojnë se synimi i tyre është që shqiptarët e Serbisë të kenë të drejta të barabarta me qytetarët serbë sidomos sa i takon arsimit, kulturës dhe zhvillimit ekonomik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026