Lajçak: Jemi duke përgatitur një takim mes Vuçiçit dhe Kurtit në korrik
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi se vizita e tij në Prishtinë dhe Beograd u bë me idenë që në muajin korrik të zhvillohet një takim mes presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Albin Kurti.
Në një intervistë për Nedeljnik, Lajçak u shpreh se përveç takimit mes kryenegociatorëve, duhet të ketë takime edhe në nivel të lartë zyrtarësh, shkruan Euronews Serbia.
Duke iu referuar Samitit të BE-së në Bruksel dy javë më parë, me të cilën përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor nuk ishin të kënaqur, ai theksoi se është e rëndësishme që të ketë bashkëpunim të suksesshëm rajonal.
“Është e vështirë të bindësh liderët evropianë se je gati të funksionosh në një familje prej 27 vetësh, nëse ke një problem në një familje me gjashtë anëtarë”, tha Lajçak.
Në lidhje me nismën rajonale Ballkani i Hapur, Lajçak theksoi se Bashkimi Evropian është e mendimit se bashkëpunimi rajonal është i mirëpritur.
Ditën e djeshme, presidenti Vuçiç, i mohoi deklaratat e zyrtarëve në Kosovë se një takim i tij me kryeministrin Kurti pritet të zhvillohet së shpejti në Bruksel.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës