Euro drejt barazimit me dollarin, ekspertët shpjegojnë arsyet e zhvlerësimit
Monedha e përbashkët europiane po barazohet në tregun vendas me dollarin amerikan.
Javët e fundit euro është dobësuar ndjeshëm në tregun vendas duke u shitur këtë të enjte me 118.25 lekë, niveli më i ulët historik që prej emetimit të saj nga Banka Qendrore Europiane.
Ekspertët e ekonomisë thonë se shkaku kryesor i dobësimit të euros ka të bëjë me rënien e vlerës së saj në tregjet ndërkombëtare. Ditët e fundit në disa raste, dollari amerikan ka kushtuar më shtrenjtë se euro, ndërsa sot 1 euro kushton 1.05 dollarë.
“Rezerva Federale Amerikane ka rritur normën e interesit të dollarit në përgjigje të situatës të lartë inflacioniste dhe po ashtu edhe Banka Qendrore e Zvicrës. Këto lëvizje kanë rritur vlerën e monedhës vendase. Nga ana tjetër, banka Qendrore Europiane edhe pse ka njoftuar që do të rritë interesin për euron nuk ka vepruar akoma dhe rritja nuk do të jetë në të njëjtën shkallë me FED dhe bankën e Zvicrës, por me 0.25%”, thotë Artan Gjergji, ekspert ekonomie.
Një tjetër efekt që ka mbiçmuar lekun është edhe sezoni turistik, ku sasi të mëdha të euros hyjnë në vendin tonë çka rrit kërkesën për monedhën vendase dhe ul vlerën e monedhës europiane.
“Është tashmë një efekt sezonal që ndihet gjithmonë në këtë periudhë për shkak të flukseve të larta që vijnë gjatë periudhës turistike dhe kjo normalisht bazohet në kërkesën dhe ofertën e tregut. Ka më shumë euro dhe vlera e saj bie”, shpjegon eksperti.
Lëvizja e fundit e Bankës së Shqipërisë për rritjen e normës bazë të interesit pritet të forcojë më tej lekun.
Ekspertët rekomandojnë që në periudha të mëdha pasigurie siç është kriza aktuale të mos pozicionohen në blerje me monedha të ndryshme nga ato që marrin të ardhurat, ndërsa për investitorët sugjerojnë diversifikimin në valuta të ndryshme.
“Nëse ke të ardhurat në lek nuk duhet të merret kredi në euro, apo të bëhen blerje dhe planifikime në monedha të ndryshme. Është një situatë e paqartë në tregje, si me dollarin dhe me paundin dhe euron. Për bizneset do të jetë mirë të diversifikojnë portofolin e pagesave në disa monedha që të mbrohen më mirë”, thekson Gjergji.
Dorëheqja e Boris Johnson nga kryesimi i Partisë Konservatore në Mbretërinë e bashkuar rriti vlerën e paundit në 138.95 lekë, pas disa ditëve zhvlerësimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë