Kreu i Listës Serbe në Kosovë fton elektoratin të votojë partinë e Vuçiç
Zgjedhjet parlamentare të Serbisë po mbahen edhe në Kosovë, nën mbikëqyrjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE).
Me dhe pa masa mbrojtëse ndaj COVID-19, mijëra serbë të Kosovës i janë përgjigjur thirrjes për të votuar.
Në Mitrovicën e Veriut ka votuar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, i cili ka ftuar qytetarët serbë të dalin sa më masisvisht në zgjedhje.
“Kjo dalje masive që nga mëngjesi i hershëm, është tregues se dita e sotme, është ditë e demokracisë, dhe thërras të gjithë njerëzit, të gjithë qytetarët, që të dalin në zgjedhje në mënyrë masive dhe të votojnë për kandidatët e tyre sepse kjo është mënyra që të ruhemi dhe të mbijetojmë në këto hapësira, natyrisht duke respektuar të gjitha masat dhe rekomandimet të cilat i rekomandojnë organet kompetente në luftë kundër COVID-19”, tha ai.
Rakiç bëri thirrje të votohet partia e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
“Vende të reja të punës, rrugë të reja, shkolla të reja, spitale të reja, përkrahja për të rinjtë, përkrahja për të moshuarit, tregon se sot duhet të dalim në numër sa më të madh, t’i votojmë kandidatët e preferuar. Thërras anëtarët e mi, simpatizantët, që të votojnë më të mirët, të votojnë numrin 1, Partinë Përparimtare Serbe-SPS”, u shpreh Rakiç.
Derisa Qeveria e Kosovës është pajtuar me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar këtë veprim si lejim të cenimit të integritetit dhe sovranitetit të shtetit. Ndërkohë, zyra e OSBE në Kosovë e ka vlerësuar si normale mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet