Shehaj: Ne jemi shumica, të tjerë do na bashkohen
Deputeti demokrat, Agron Shehaj mbajti fjalën e tij në protestën e sotme në “Bulevardin e Kombit”.
Shehja është shprehur se Partia Demokratike ka shumicën, duke iu referuar pjesëmarrjes së qytetarëve në protestë, teksa shtoi se edhe shumë të tjerë do t’i bashkohen.
“Shqiptarët ikin nga vendi sepse qeveria është thellësisht e korruptuar. Ne jemi shumica, ky nerv është gjallë, e dëshmon prania juaj sonte këtu dhe e shumë të tjerëve që do na bashkohen”, tha ai.
Shehaj theksoi se nuk ndodhej në protestë për veten e tij apo për kryedemokratin Sali Berisha, por për shkak se shqetësimit të qytetarëve, se nëë Shqipëri nuk ka më të ardhme.
“Në Shqipëri nuk ka më të ardhme. Kështu mendon shumica absolute e shqiptarëve, por një pjesë e tyre ka vendosur të mos na bashkohen. Po bëjnë plane t’i bashkohen atyre që kanë ikur nga Shqipëria dhe ne nuk i bëjmë dot me faj. Kanë humbur besimin sepse ka shumë vite, që atyre nuk u ofrohet zgjidhja që ata duan”, theksoi deputeti.
Sipas tij, shqiptarëve mund t’i kthejë shpresën vetëm një alternativë, oferta e ndershmërisë dhe e zbatimit të ligjit për të gjithë.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania