Përleshje mes bandave në Gjermani, qytetarët shprehen të shokuar nga trazirat

21 Qershor 2020 | 16:20

Trazirat dhe plaçkitjet trazuan Shtutgartin orët e para të mëngjesit, të cilat shkaktuan lëndimin e 12 oficerëve të policisë.

Sipas deklaratave të policisë, konflikti nisi fillimisht si pasojë e përleshjeve mes dy bandave në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas tyre, gjatë trazirave shumë kalimtarë iu bashkuan bandave dhe sulmuan policët dhe automjetet e tyre.

Protestuesit hodhën tulla dhe gurë në drejtim të policisë dhe përdorën shufra metalike për të goditur xhamat e automjeteve të policisë dhe duke dëmtuar xhamat e dyqaneve.

“Ne nuk e kemi parë diçka të ngjashme në Shtutgart më parë. Jam I shokuar. Thjesht nuk mundem ta besoj, zakonisht shohim skena të tilla në Amerikë ose në qytete tjera të mëdha, por jo në Shtutgart”, tha një qytetar.

Ndërkohë që shumë pronarë, dyqanet e të cilëve u dëmtuan gjatë protestës u shprehën të irrituar për këto veprime.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026