Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

7 Korrik 2022 | 22:11

Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Shqipëria bëhet shteti i dytë anëtar i NATO-s që aprovoi zgjerimin e aleancën veriatlantike të mbrojtjes me dy shtetet veriore evropiane.

Finlanda dhe Suedia, të cilat deri më tani kanë mbajtur neutralitet ushtarak, kanë aplikuar të bëhen shtete anëtare të NATO-s pas invazionit rus në Ukrainë. Dy shtetet kanë nënshkruar protokoll për anëtarësim në NATO më 5 korrik.

Protokolli i pranimit duhet të aprovohet nga parlamentet e 30 vendeve anëtare të aleancës para aderimit formal

të dyja shteteve. Deri më tani, vetëm Turqia e ka kundërshtuar anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, por këto kundërshtime janë mënjanuar pasi që dy shtetet kanë bërë një sërë kompromisesh me këtë anëtar të NATO-s.

Rusia i ka kërcënuar dyja vendet skandinave pas vendimit të tyre për t’u anëtarësuar në NATO dhe ka paralajmëruar sulme ndaj tyre.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026