Rekord i ri, kitara e Kurt Cobain shitet për 6 milionë dollarë
Kitara, me të cilën performoi vokalisti i grupit muzikor të rrokut Nirvana, Kurt Cobain gjatë shfaqjes së tij në “MTV Unplugged” në vitit 1993 është shitur për 6 milionë dollarë në ankand. Kitara u personalizua nga Cobain, për t’u përdorur në shfaqjen e famshme.
“Kurt nuk kërkoi një kitarë me pamje tërheqëse. Ai donte një kitarë që mund ta përdorte lehte me dorën e majtë, kishte nevojë për diccka që e ndihmonte me këtë problem. Dëshira ju realizua dhe kjo ishte gjeja më e rëndësishme”, tha Martin Nolan, drejtues i ankandit ‘Julien’.
Vitin e kaluar, një tjetër përkatësi e Cobain u shit për një shifër shumë të lartë. Një bluzë në ngjyrë ulliri e fillim viteve ‘90 të cilën këngëtari po ashtu e përdori te shfaqja “MTV Unplugged” u shit në ankand për 230 mijë paund.
“Gjatë performancës, Kurt kishte veshur një triko jeshile që me siguri e bleu në një dyqan me rroba të përdorura për disa dollarë, me njolla edhe erë cigareje dhe gjithsesi ne e shitëm në tetor të vitit të kaluar për një shifër të konsiderueshme”, shtoi z. Nolan.
Shifra për të cilën u shit kitara e bën instrumentin me tela më të shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në ankand, duke eklipsuar mbajtësin e mëparshëm të rekordit, Black Stratin e David Gilmour.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West