Rinisin sot fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës
Duke nisur nga sot, edhe fluturimet do të rinisin gradualisht. Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se do të do të fillojnë veprimet për operimin e fluturimeve të rregullta ndërkombëtare, në destinacionet, sipas skedulave që do të miratohen dhe komunikohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil në vijim.
Për destinacionet e aktivizuara, janë shoqëritë ajrore ato që duhet të marrin masat e nevojshme për të mundësuar rezervimin e fluturimeve për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.
“Shoqëritë ajrore duhet të bëjnë çdo përgatitje dhe të kenë gati planet e veprimit për zbatimin e detyrimeve të parashikuara në Protokollin e Operimit të Transportit Ajror, të miratuar me Urdhrin Nr.169, datë 5 qershor 2020, të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ndërkaq Autoriteti i Aviacionit Civil do të monitorojë rigorozisht zbatimin e këtyre masave.
Operatorët ajrorë që operojnë për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës do të jenë përgjegjës për të informuar pasagjerët për kufizimet e mundshme në fuqi për nisjet nga TIA për në aeroportin e destinacionit të synuar, si dhe për kërkesat që përmbahen në Protokollin e Operimit të Transportit Ajror, si dhe të rregullave të kujdesit dhe sigurisë së shëndetit në aeroportin e destinacionit”, sqaroi MIE dy ditë më parë.
Në një njoftim të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës janë publikuar edhe fluturimet e konfirmuara për ditën e sotme. ⠀⠀
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Air Albania – Stamboll – Tiranë and Tiranë – Milano
Albaëings – Tiranë – Bari dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Austrian – Tiranë – Vjenë dhe Kthim
Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim
Albawings – Tiranë – Firence dhe kthim
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet