Premier League, Liverpool një hap larg titullit pavarësisht barazimit me Evertonin në derbi
Derbi mes Liverpoolit dhe Evertonit, luajtur mbrëmjen e së dielës, u mbyll barazim pa gola.
Skuadra e Jurgen Klopp u ndal për herë të tretë këtë sezon. Evertoni, i cili prej dhjetorit 2019 drejtohet nga Carlo Ancelotti, rezultoi një kockë e fortë, pasi jo vetëm që i mundësoi pak raste skuadrës së Liverpoolit, por provoi edhe ta surprizonte. Sidoqoftë rezultati nuk ndryshoi për gjatë gjithë ndeshjes duke u mbyllur zero me zero.
Pavarësisht barzimit, Liverpool ndodhet shumë pranë titullit kampion, pasi momentalisht ndodhet 23 pikë larg Manchetser City-it të vendit të dytë, kur kanë mbetur dhe 8 javë deri në fund të kampionatit.
Të hënën, Manchester City pret në shtëpi Bearnley-in, çka duket se bën që të besuarit e Jurgen Klopp duhet të presin javën e ardhshme për t’u kurorëzuar kampionë të Anglisë.
Në takimin tjetër mes Aston Villës dhe Chelsea-it, Blutë e Londrës arritën një sukses me përmbysje.
Pavarësisht se ekipi vendas shënoi në pjesën e parë, londinezët shënuan dy herë në fraksionin e dytë në harkun kohor të dy minutave.
Fillimsiht Pulisiç dhe më pas Giroud i dhanë një trepikësh shumë të rëndësishëm ekipit të Frank Lampard.
Lexoni gjithashtu:
Serie-A, Interi rikthehet te fitorja, Gjimshiti protagonist me Atlantën
La Liga, Real Madrid merr kryesimin pas ndalesës së Barcelonës kundër Sevillas
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet