Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë nxisin debat mes Kurtit dhe Hotit
Nën monitorimin e OSBE-së, të dielën, në të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë u votua për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.
Në Mitrovicën e Veriut ka votuar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç.
Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar këtë veprim si lejim të cenimit të integritetit dhe sovranitetit të shtetit.
Në një postim në Twitter, Albin Kurti ka thënë se është e papranueshme që në Kosovë të lejohen zgjedhjet e Serbisë, ndërkohë që prej muajsh janë anuluar zgjedhjet vendore në dy qytete në vend. Kurti ka shtuar se qytetarët nuk do të rrinë duarkryq, ndërkohë që cenohet demokracia dhe dhunohet sovraniteti i vendit.
Ndërkohë, zyra e OBSE-së në Prishtinë e ka vlerësuar si normale mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
Në një reagim ndaj komenteve të Kurtit, Kryeministri Avdullah Hoti është shprehur se zgjedhjet në veri janë mbajtur me të njëjtat rregulla, siç është vepruar që prej vitit 2011.
Në një deklaratë për mediat nga qyteti i Pejës, Hoti u shpreh se nuk ka bërë asnjë ndryshim, siç është dakordësuar dhe më herët me ndërkombëtarët.
Lexoni gjithashtu:
Kreu i Listës Serbe në Kosovë fton elektoratin të votojë partinë e Vuçiç
Kosova po shkel Kushtetutën duke lejuar zgjedhjet e Serbisë në veri
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut