Artistët italianë e shqiptarë luajnë shfaqje në rrugët e Korçës

8 Korrik 2022 | 21:39

Një shfaqje teatrale u luajt në qytetin e Korçës, ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim. “Në Këpucët e Nastradinit” ishte vepra që u improvizua në rrugët e kalldrëmta.

Më një trupë aktorësh të përbërë nga shqiptarë dhe italianë, janë vënë në jetë rrëfenjat e Nastradinit. Drejtoresha e Teatrit të Korcës shpjegon mesazhin që përcolli shfaqja.

“Shfaqja është shumë e bukur, ka humor, ka të thëna e të pathëna të Nastradinit që e nxjerrin atë një njeri të urtë, të mençur, të moçëm por herë dhe mendjelehtë. Të gjitha krijojnë humor, por përcjellin edhe mesazhe. Mesazhi i fortë i veprës është që njerzit duhet të levizin mos i ndaloni njerëzit, sepse kështu ndaloni historinë, ndaloni jetën”, tha Drejtoresha e Teatrit të Korçës, Zamira Kita.

Regjisorja italiane Laura Salvini tregon projektin e saj për këtë shfaqe për të cilën ka punuar plot 8 vite.

“Kjo shfaqje vjen nga një histori e gjallë, kemi prej 2014 që punojmë për këtë shfaqje. Në Itali ne e quajmë Cufo, ju këtu e quani Nastradini. Kjo është një shfaqje që nuk do të ngelet vetëm në Shqipëri por do të udhëtojmë edhe drejt Belgjikës, Portugalisë, Hollandës dhe Francës. Shfaqja përmblidhet në një fjali, mos i ndaloni njerëzit, mos ndaloni historitë, emigracionin dhe atë që duan vetë njerëzit”, u shpreh ajo.

Mungesa e infrastrukturës nuk e ka zhvilluar teatrin e rrugës në Shqipëri. Iniciativa të tilla i japin shtysë projekteve të ngjashme, për të cilat në të ardhmën do të shërbejë eksperienca në fjalë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026