Rusia vë veton ndaj zgjatjes së ndihmës së OKB-së për Sirinë
Një ditë më parë, Rusia vuri veton ndaj një përpjekjeje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të zgjatur për 12 muaj dhënien e ndihmës së OKB-së për rreth 4 milionë njerëz në Sirinë veriperëndimore.
Rezoluta e hartuar nga Irlanda dhe Norvegjia u mbështet nga 13 vende, ndërsa Kina abstenoi.
“Kjo është një çështje e jetës dhe vdekjes. Tragjike, njerëzit do të vdesin për shkak të këtij votimi dhe vendit që paturpësisht vuri veton ndaj saj”, tha ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield.
Në vitin 2014, Këshilli i Sigurimit miratoi dërgimin e ndihmave humanitare, në zonat e Sirisë të kontrolluara prej opozitës, nga Iraku, Jordania dhe nga dy vende në Turqi. Por, përdorimi i vetos nga Rusia dhe Kina e reduktoi atë në vetëm një vendkalim kufitar turk.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bëri thirrje Këshillit muajin e kaluar për të zgjatur miratimin për dërgimin e ndihmës nga Turqia në Sirinë veriperëndimore.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri izraelit i mbrojtjes kërcënon udhëheqësit iranianë
Shkencëtarët: Të mësuarit të një gjuhe tjetër ngadalëson plakjen e trurit
Trump ‘rindez tensionet’ me Melonin, poston foton e kryeministres italiane: Nevojitet urdhër kufizues
- 08:52 Ministri izraelit i mbrojtjes kërcënon udhëheqësit iranianë
- 08:48 ‘Rreziku është që Rusia të bëhet e dëshpëruar’! Ishulli suedez i Detit Baltik përgatitet për pushtim
- 08:45 Shkencëtarët: Të mësuarit të një gjuhe tjetër ngadalëson plakjen e trurit
- 08:41 Pamjet virale, momenti kur princesha e Norvegjisë përqafon Haaland pa bluzë pas fitores me Brazilin
- 08:35 Trump ‘rindez tensionet’ me Melonin, poston foton e kryeministres italiane: Nevojitet urdhër kufizues
- 08:30 Turqia në qendër të diplomacisë globale, Ankaraja mirëpret më 7 korrik Samitin e NATO-s, zbardhet agjenda