Gjermania mbështetje Italisë, ministri i Jashtëm: Askush s’do lihet pas
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i premtoi të hënën Italisë mbështetje për rikuperimin ekonomik kur Berlini të marrë presidencën e radhës të Këshillit Evropian në korrik.
Duke folur pas një takimi me homologun e tij italian në Romë, Maas tha se detyra më urgjente për presidencën gjermane ishte një plan për ringjalljen sociale dhe ekonomike të Evropës dhe premtoi se në këtë aspekt, asnjë vend nuk do të lihet pas.
“Detyra jonë më urgjente në Evropë është sigurimi i një rifillimi të fortë ekonomik dhe social. Ky është gjithashtu prioriteti kryesor i presidencës gjermane të Këshillit Evropian, që fillon më 1 korrik me moton “Së bashku ta bëjmë Evropën të fortë sërish”. Ne duam gjithashtu një Evropë të bazuar tek solidariteti, ndaj asnjë nga vendet nuk do të lihet pas”, deklaroi Maas.
Liderët e BE-së mbeten të ndarë sa i takon strukturës së fondit të rikuperimit nga COVID-19 të propozuar për ekonomitë evropiane, me balancën e huave për të cilën duhet ende të bihet dakord.
Megjithatë, Maas tha se ka vënë re një vullnet për kompromis nga të gjitha palët.
“Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme, në bisedimet që kam zhvilluar në Holandë apo Austri kam vënë re një gatishmëri për kompromis nga të gjitha palët. Jam i bindur se çështja nuk është më ‘nëse’, por si plani ynë do të realizohet. Forca e kësaj krize mund të asgjësojë linjat e vjetra përçarëse në Evropë”, theksoi Maas.
Epidemia e COVID-19, e konfirmuar për herë të parë më 21 shkurt, ka vrarë mbi 34 mijë e 600 shtetas italianë, duke e futur atë mes vendeve më të prekura nga pandemia.
Autoritetet financiare vlerësojnë se ekonomia do të kontraktohet me të paktën 8 për qind këtë vit për shkak të masave të bllokadës.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania