BE dhe Kina kërkojnë të ulin tensionet në samitin e tregtisë dhe të drejtave të njeriut
Liderët kinezë dhe zyrtarë të BE kanë kërkuar të ulin tensionit gjatë një samiti virtual ditën e hënë, ku kanë adresuar tarifat e reja mbi firmat kineze, kontrollin e shtuar të Pekinit mbi Hong-Kongun dhe pasojat e krizës së coronavirus.
Takimi vjen pas një situate të tensionuar mes dy palëve, pas akuzave të Brukselit mbi Pekinin për një fushatë keqinformimi rreth pandemisë. Më 17 qershor, BE tha se do të ngrinte mekanizma mbrojtëse kundër kompanive kineze dhe atyre shtetërore për të mos blerë aksione në firma europiane.
“Pandemia COVID dhe një sërë sprovash të mëdha bilaterale dhe multilaterale tregojnë qartë se marrëdhënia e BE me Kinës është thelbësore”, tha presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen pas përmbylljes së bisedimeve.
“Por që marrëdhëniet tona të zhvillohen edhe më shumë, ato duhet të bazohen më tepër tek rregullat dhe reciprociteti, në mënyrë që të arrijmë në një nivel të mirëqenë bashkëpunimi”, shtoi ajo.
Në samitin virtual morën pjesën edhe presidenti kinez Xi Jinping dhe kryeministri Li Keqiang.
Ambasadori i Pekinit në BE tha javën e shkuar se bisedimet e së hënës ishin një mundësi për t’i bërë marrëdhëniet mes dy palëve “më produktive duke kapur mundësitë që dalin dhe duke adresuar vështirësitë”.
Por ai tha se rregullat e propozuar mbi investimet treguan se BE nuk e praktikon “të qenarit të hapur” që i predikon vendeve të tjera.
Të drejtat e njeriut
BE është përpjekur të sfidojë Kinën për sa i përket rekordit të saj me të drejtat e njeriut, duke përfshirë çështje si Tibeti apo Hong-Kongu ku vendet e BE-27 kanë ngritur zërin kundër një ligji të ri të sigurisë të propozuar nga Pekini.
Të premten, BE gjithashtu ngulmoi mbi lirimin e avokatit për të drejtat e njeriut Yu Wensheng, i cili u dënua me 4 vite burgim për “nxitje të rrëzimit të shtetit” pasi kishte shkruar një letër të hapur ku bënte thirrje për reforma kushtetuese.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.