Bisedimet bërthamore SHBA-Rusi: Uashingtoni dënon mosparaqitjen e Kinës në Samitin e Vienës
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë rinisur bisedimet për të zgjatur marrëveshjen e rëndësishme të çarmatimit por këmbëngulja e Uashingtonit që Kina të jetë pjesë e bisedimeve mund të pengojë dialogun.
Sergei Ryabkov, zv-ministri i Jashtëm i Rusisë dhe Marshall S. Billingslea, i Dërguari Special i presidentit amerikan për Kontrollin e Armëve do të takohen për dy ditë radhazi në Samitin e Vienës për të negociuar shtyrjen e marrëveshjes së rë të njohur si “START”.
Progresi duket i dyshimtë për shkak të thirrjeve të vazhdueshme të presidentit Trump për përfshirjen e Kinës. I dërguari i tij konfirmoi në Twitter mos paraqitjen e Kinës dhe akuzoi Pekinin se “po fshihet prapa Murit të Madh Kinez për sa i përket grumbullimit të armëve bërthamore”.
Megjithatë, SHBA do të vazhdojë bisedimet me Rusinë, shtoi Billingslea.
Vienna talks about to start. China is a no-show. Beijing still hiding behind #GreatWallofSecrecy on its crash nuclear build-up, and so many other things. We will proceed with #Russia, notwithstanding. pic.twitter.com/EjDxXNmblv
— Ambassador Marshall S. Billingslea (@USArmsControl) June 22, 2020
Më herët gjatë këtij muaji Kina përsëriti qëndrimin e saj se nuk ka qëllim të marrë pjesë në bisedimet pasi “nuk është koha e duhur”. Arsenali i Kinës është shumë më i vogël se ai i Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara ndërsa Pekini ka thënë se dy vendet kanë përgjegjësinë primare për t’u çarmatosur.
Si Rusia ashtu dhe SHBA pezulluan detyrimet e tyre vitin e shkuar përmes Traktatit të Forcame Bërthamore me Rreze të Ndërmjetme (INF), e cila i detyronte të eliminonin përfundimisht raketat konvencionale balistike me rreze midis 500 dhe 5,500 kilometra.
Dy shtetet akuzuan njëra tjetrën se kishin shkelur detyrimet që përkonin me këtë marrëveshje por vazhduan t’i përmbaheshin Traktatit “START” (Traktati Strategjik i Reduktimit të Armëve), i cili kufizon numrin e armëve bërthamore që mund të ketë njëkohësisht Moska dhe Uashingtoni.
Megjithatë, traktati skadon në shkurt të vitit 2021.
Russian Deputy Foreign Minister Sergei Ryabkov confirmed on Tuesday that he would hold strategic stability talks with @USArmsControl Envoy Marshall Billingslea in Vienna on June 22 “in the bilateral #RussiaUS format”
➡️ https://t.co/InQeZEPPzg ???? pic.twitter.com/RYa1Y9ArmN
— Russia in USA ?? (@RusEmbUSA) June 9, 2020
Nëntë shtete në botë kanë inventar për armët bërthamore. Së bashku, Rusia dhe SHBA kanë 91 për qind të armëve bërthamore në botë, sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë (FAS).
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet