Mali i Zi bllokon kufirin për shqiptarët, për të huajt lëvizja e lirë

22 Qershor 2020 | 20:07

Mali i Zi ka vendosur të mbyllë kufirin me Shqipërinë pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19, por jo për qytetarët që paraqesin një analizë të 48 orëve të fundit ndaj virusit.

Ndërkohë për shtetasit e huaj, lëvizja është e lirë. Julian Vern, student në Gjermani prej ditësh ndodhej në Shqipëri.

“Kam 9 ditë në Shqipëri duke shijuar bukuritë e këtij vendi. Unë jam nga Gjermania dhe me sa kam dijeni dhe kam kontrolluar në internet ne lejohemi të kalojmë”, thotë ai.

I pasigurt nëse do lejohej të kalonte ai u drejtua pikës kufitare dhe pas kontrollit u lejua të vazhdonte udhëtimin e tij.

Ndryshe ndodhi me Gëzimin, me shtetësi kosovare dhe nënshtetësi italiane i cili nuk u lejua të kalonte.

Nuk ishin të pakët edhe udhëtarët e tjerë, qe nuk u lejuan të vazhdonin rrugën në drejtim të Malit të Zi.

Qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjës, Serbisë, Italisë etj., e kanë të ndaluar të vizitojnë Malin e Zi në rast se nuk paraqesin analizën për Covid, ndryshe nga vendi ynë, ku nuk ka asnjë kufizim sa i takon kalimit në pikat doganore.

Nga ky kufizim përjashtohen udhëtarët që kanë një funksion/nevojë thelbësore, si:

– profesionistët shëndetësorë, kërkuesit mjekësorë;

– personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti;

– diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre;

– Kategori të veçanta pasagjerësh në tranzit;

– Personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në Malin e Zi, ose për arsye të tjera humanitare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026