Ancelotti probleme me drejtësinë, akuzohet për evazion fiskal
Të gjithë e njohim për natyrën e tij të qetë dhe paqësore por me sa duket Carlo Anceloti nuk është edhe aq i urtë.
Trajneri që aktualisht drejton Everton në Premier League akuzohet nga prokuroret në Madrid për evazion fiskal.
Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Ancelotti dyshohet se ka fshehur mbi 1 milionë euro para të cilat i ka përfituar nga të drejtat e imazhit.
Sipas hetuesve dyshohet se tekniku ka kryer veprën e evazion fiskal gjatë kohës që drejtonte Realin e Madridit në Spanje.
Për këtë akuzë Ancelotti rrezikon shumë, madje edhe burgun. Por është një precedent i mëparshëm që mund ta shpëtojë italianin.
Në të shkuarën edhe emra të tjerë të futbollit si Cristiano Ronaldo apo Jose Mourionho janë akuzuar dhe shpallur fajtorë për një veprim të tillë por kanë arritur marrëveshje me drejtësinë duke paguar gjoba të majme.
Në rast se akuzat rezultojnë të vërteta atëherë me shumë mundësi edhe Carlo Ancelotti me sa duket e pret i njëjti fat.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë