Ambasadori Kosnett: S’ka marrëveshje të gatshme në Uashington
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett ka deklaruar se SHBA-ja nuk është pro shkëmbimit të territoreve, por nuk ka dashur të komentojë mundësinë e një kompromisi në takimin e 27 qershorit në Uashington.
Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, diplomati amerikan ka thënë se nuk mund të ofrojë më shumë detaje rreth agjendës së takimit të përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë në takimin e së shtunës në Shtëpinë e Bardhë.“Nuk mund të them më shumë se kaq të shohim si do të kalojë takimi të shtunën”, tha Kosnett, i pyetur nëse do të ketë mundësi kompromisi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
“Kosovarët duhet t’i shikojnë bisedimet si një mundësi. Qëllimet e Amerikës për Kosovën janë të njëjta me ato të qytetarëve të Kosovës. Luftimi i korrupsioni dhe sundimi i ligjit në Kosovë është i rëndësishëm dhe përmirësimi i marrëdhënieve me Serbinë është i rëndësishëm për zhvillim ekonomik. Status-quo në Kosovë nuk është e qëndrueshme”, tha ai, raporton Kosova Press.
Duke folur rreth deklarimeve të emisarit amerikan për dialogun Richard Grenell se ideja e shkëmbimit të territoreve është e ish-këshilltarit amerikan John Bolton, ambasadori Kosnett tha se SHBA nuk janë duke ndjekur idenë e shkëmbimit të territoreve dhe se askush nuk ka diskutuar për një gjë të tillë.
“Ka shumë pak interes në Kosovë për shkëmbim territoresh me Serbinë dhe Grenell e ka thënë se kjo nuk është pjesë e diskutimeve”, është shprehur ai.
Duke folur rreth deklaratave të Albin Kurtit se nuk do të shkojë në Uashington si kryeministër pasi sipas tij, ekziston një marrëveshje e gatshme për Kosovën, ambasadori Kosnett ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se nuk ekziston një ujdi e tillë.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania