Përllogaritja e votës së emigrantëve do bëhet vetëm për listën e kryeqytetit
Emigrantët do të mund të nxjerrin përfaqësuesit e tyre vetëm në Tiranë. Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm parlametar Damian Gjiknuri tregoi detajet gjatë mbledhjes së Këshillit Koordinues të Diasporës se si do të mund të votojnë emigrantët duke treguar edhe katër hapat që sipas tij garantojnë këtë proces.
“E drejta është sanksionuar. Duhet që emigrantët me banim jashtë vendit duhet të jetë i regjistruar në regjistrin e gjendjes civile. Infrastruktura është gati, sepse infrastruktura është gjëja më e rëndësishme. Elementi që kemi vendosur është që vota do të llogaritet në qarkun e Tiranës”, tha Gjiknuri.
Kryeministri Edi Rama nga ana e tij theksoi se alternativa e vetme e votimit të diasporës është posta pasi votimi në ambasada është hedhur si alternativë duke treguar edhe mundësinë e një projekti pilot për regjistrimin online të emigrantëve në mënyrë që t’u gjenerohet e drejta e votës.
“Jemi duke punuar për një opsion elektronik të regjistrimit, jo të votimit natyrisht. Pra, një opsion përputhshmërie midis listës së votuesve që gjenerohet nga regjistri i gjendjes civile dhe listës së personave të interesuar”, tha Rama.
Kreu i qeverisë argumentoi se kjo reformë zgjedhore është unike nga herët e shkuara pasi negociatat zhvillohen ndërmjet tri palëve, gjë e cila mesa duket nuk i ka pëlqyer Pandeli Majkos, Ministrit të Shtetit për Diasporën ku nuk kanë qenë të pakta rastet kur ia ka kthyer fjalën mbrapsht Ramës.
“Kompromiset bëhen për anëtarët e komisioneve të votimit, kompromiset bëhen për mënyrën se si do të votohet, kompromise mund të bëhen për mënyrën se si mund të survejojnë njëra-tjetrën partitë politike, por unë i bashkohem opinionit të Këshillit të Koordinonimit se e drejta kushtetuese nuk ka nevojë për negociatë’, tha Majko.
Në replikë me Pandeli Majkon, Damian Gjiknur u shpreh se edhe nëse gjërat shkojnë sipas skenarit më të mirë, sërish jo të gjithë emigrantët do të kenë mundësi të votojnë.
“Këtu kemi të bëjmë më një proces të gjatë. Nuk është kollaj që 1 milion e ca shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që automatikisht të votojnë në këto zgjedhje. Kjo është e pamundur”, shtoi Gjiknuri.
Për të sheshuar kontradikltat ndërmjet të tijëve, Edi Rama e përmbylli takimin duke theksuar se ishte duke bërë maksimumin dhe duhet të shihet nëse maksimumi socialist do të mundësojë zgjedhjet e emigrantëve për vitin 2021.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet