1 milion € tender ekstra nga qeveria për pastrimin e Durrësit

11 Korrik 2022 | 16:15

Periferia e Durrësit edhe këtë vit po vuan nga mungesa e pastrimit të koshave të mbeturinave.

 Në ndryshim nga qendra e qytetit e cila është e pastër, në lagjet periferike kazanët janë të tejmbushur, aq sa mbetjet urbane derdhen në rrugë.

Ky pastrim selektiv vjen në një kohë kur qeveria çeli një tender prej 1 milionë eurosh vetëm për 3 muajt e verës, për t’i ardhur në ndihmë bashkive për pastrimin.

Drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale Plazh pohon se në ndihmë të 90 punonjësve të tyre, këtë sezon ka ardhur dhe një firmë e kontraktuar nga qeveria shqiptare.

Por mesa duket as kjo nuk ka mjaftuar, sepse edhe këtë vit, vija bregdetare e Durrësit ofron një pamje të trishtë plot me mbeturina. Për këtë ankohen edhe pushuesit.

Bashkia e Durrësit ka lëvruar rreth 418 milionë lekë për vitin 2021 vetëm për menaxhimin e mbetjeve urbane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026