Bashkimi i faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës, Liburn Mustafa: Meritë e Tiranës zyrtare
Bashkimi i partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës në zgjedhjet e 21 qershorit në Serbi është shoqëruar me jehonë të veçantë në të gjitha trojet shqiptare. Këto parti deri tani kanë siguruar dy mandate deputeti në Parlamentin e Serbisë, ndërsa janë në pritje të mandatit të tretë, pasi numërimi i votave vijon që nga mbrëmja e së dielës.
Euronews Albania zhvilloi një bisedë me analistin dhe publicistin nga Lugina e Preshevës, Liburn Mustafa, i cili tha se shqiptarët tashmë kanë mundësi më të mira për t’u përfaqësuar në Parlamentin e Serbisë.
Ai thotë se kontribut të veçantë në bashkimin e partive shqiptare ka pasur Tirana zyrtare, e cila përmes ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme Gent Cakaj arriti të bashkojë zërin shqiptar.
“Siç dihet në Serbi, më 21 qershor ka pasur zgjedhje në tre nivele; në nivelin parlamentar, lokal dhe atë krahinor, por për ne me theks të veçantë kanë qenë niveli parlamentar dhe lokal, kryesisht në Komunën e Bujanocit. Shqiptarët e Luginës janë përfaqësuar me një listë uniteti, me një unitet që më parë nuk ishte parë tek faktori politik shqiptar, për këtë meritë të posaçme dhe të veçantë ka edhe ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj. Shqiptarët në këtë proces zgjedhor kanë siguruar dy deputetë dhe janë shumë afër për sigurimin e deputeti të tretë, por ky proces është pak i ngadaltë”, tha ai.
Ai u shpreh se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë përfaqësuar në Parlamentin e Serbisë që nga viti 2007, ndërsa bashkimin e partive e sheh si një mundësi shprese për qytetarët e këtij rajoni.
“Mund të themi se shqiptarët e Luginës së Preshevës nga 2007 përfaqësohen politikisht në parlamentin republikan serb, por me një përfaqësim më të cunguar se ky i tanishmi në aspektin e legjitimitetin politik, pasi më parë merrte pjesë vetëm një parti politike, e mbështetur herë pas herë me një parti e përfaqësuar minimalisht. Tani ky proces është më legjitim se më parë’, u shpreh analisti.
Duke listuar problemet me të cilat po përballen shqiptarët e kësaj zone, z. Mustafa beson se Tirana zyrtare do të kontribuojë për t’i dhënë zë faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës.
“Shqiptarët në Luginën e Preshevës përballen me probleme të shumta nga fusha sociale dhe ekonomike, por më së shumti janë problemet politike. Ka probleme me tekstet mësimore, sepse shqiptarët i vuajnë, problemet e mëdha ekonomike që Serbia nuk ka investuar në zbutjen e varfërisë në këtë rajon. Lista e unitetit në këtë rast do të jetë një zë më i fuqishëm pasi e ka dhe ndërmjetësimin e Tiranës zyrtare”, shtoi z. Mustafa.
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë