Përfundon gjendja e fatkeqësisë natyrore për COVID-19, juristi Braho: Ç’kuptim ka kjo në aspektin juridik

23 Qershor 2020 | 10:39

Dita e sotme shënon fundin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, e cila u miratua dy muaj më parë nga Kuvendi i Republikës për të përballuar pandeminë globale të COVID-19.

Pavarësisht kësaj, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se disa kufizime janë ende në fuqi dhe qytetarët nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për protesta apo tubime masive.

Por, juridikisht çfarë do të thotë përfundimi i gjendjes së fatkeqësisë natyrore? Euronews Albania zhvilloi një bisedë me juristin Ledio Braho, i cili tha se ndalimi i protestave apo i tubimeve është akt antikushtetues, ndërsa shtoi se qeveria po përfiton padrejtësisht nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese.

“Gjendja e fatkeqësisë u vendos me vendime të Këshillit të Ministrave, më tej u miratua dhe u shty me ligji nga Parlamenti dhe sot i përfundonte afati i shtyrjes dy mujore, që ishte deri më 23 qershor.  Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, për vendosjen e fatkeqësisë natyrore ishin një sërë të drejtash dhe lirish që kufizoheshin.

Janë disa urdhra, disa kufizime që vendosen në bazë të ligjit të parandalimit për përhapjen e sëmundjeve infektive. Siç duket, problemi është se ndalohen tubimet dhe grumbullimet. Duket se i gjithë qëllimi i mazhorancës është që të ndalojë grumbullimet masive”, tha ai.

Ai theksoi se me rënien e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, qeveria shqiptare nuk duhet të pengojë kurrsesi tubimet dhe protesta paqësore të qytetarëve. Sipas tij, aktet e qeverisë gjatë kësaj periudhe janë karakterizuar nga një mungesë e madhe koherence.

“Ka një mungesë koherence sa i përket akteve që nxjerrë qeveria, konkretisht Ministria e Shëndetësisë. Pra, çdo gjë lejohet, por ndalohen grumbullimet masive.  Nga ana ligjore ministrja e Shëndetësisë e mbështet me faktin se është e drejtë e saj në bazë të ligjit për parandalimin e përhapjes  së sëmundjeve infektive, por njëkohësisht duhet të kemi parasysh se kushtetuta garanton lirinë e tubimeve, çka në rasatin konkret nuk garantohet se ndalohet me urdhrin e ministrit”, tha ai. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026