5 ngjarje| Euro baraz me dollarin, kërkohen 5 vite vurg për shqiptarin në Shkup

12 Korrik 2022 | 17:08
  • Euro barazohet me dollarin për herë të parë në 20 vite

Vlera e Euros dhe dollarit është barazuar për herë të parë në 20 vite, duke sinjalizuar se ekonomia europiane po i drejtohet një recesioni të thellë si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Sot 1 euro është baraz me 1 dollar. Ky ndryshim do të thotë se konsumatorët dhe kompanitë europiane do të paguajnë më shumë për shërbimet që importojnë dhe do të fitojnë më pak nga eksportet në tregje ndërkombëtare.

Lexoni për më shumë: Euro barazohet me dollarin për herë të parë në 20 vite

Presidenti Ilir Meta gjate nje konference per mediat FOTO: Presidenca
  • PS-ja i rrëzoi dekretin për Butrintin, reagon Meta: Po shkelni Kushtetutën

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Partia Socialiste ktheu dekretin e tij, për ligjin e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta i ka kërkuar deputetëve që të mbrojnë Parkun e Butrintit dhe vlerat e trashëgimisë kulturore kombëtare.

Lexoni për më shumë: PS-ja i rrëzoi dekretin për Butrintin, reagon Meta: Po shkelni Kushtetutën

  • Djali i Joe Biden kapet në video me drogë dhe eskorta

Një video virale e djalit të presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, po qarkullon në media.

Në video duket 52 vjeçari Hunter Biden nën shoqërinë e një prostitute duke konsumuar një substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë. Ky nuk është skandali i parë në të cilin është përfshirë djali i presidentit amerikan.

Lexoni për më shumë: Djali i Joe Biden kapet në video me drogë dhe eskorta

Bulgaria-North Macedonia
  • Bullgaria i dërgon notë proteste Maqedonisë së Veriut

Ministria e Jashtme e Bullgarisë i ka dërguar notë proteste ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, për shkak të protestave dhe parullave, që sipas këtij institucioni i janë drejtuar shtetit bullgar.

Përmes një deklarate, ministria e Jashtme bullgare shprehet e shqetësuar me situatën në Maqedoninë e Veriut, ku aktet dashakeqe po ndodhin teksa Sofja dhe Shkupi po përpiqen që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme përmes dialogut.

Lexoni për më shumë: Bullgaria i dërgon notë proteste Maqedonisë së Veriut

  • Shqiptari që mbrojti me armë hotelin në Shkup rrezikon 5 vite burg

Isuf Koka, shqiptari që qëlloi me armë zjarri në ajër për të mbrojtur hotelin e tij në Shkup, rrezikon 5 vite burg.

Koka do qëndrojë në paraburgim deri në procesin gjyqësor, ndërsa rrezikon deri në 5 vite burg për shkak të akuzës për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Lexoni për më shumë: Shqiptari që mbrojti me armë hotelin në Shkup rrezikon 5 vite burg

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026