SHBA-ja vret liderin e ISIS-it në Siri
Lideri i grupit militant të Shtetit Islamik në Siri u vra të martën në një sulm amerikan me dron, tha Pentagoni.
Maher al-Agal u vra derisa po ngiste një motoçikletë në afërsi të Xhindajrisit në Siri. Po ashtu, një prej ndihmësve të tij kryesor është plagosur rëndë, tha për AFP-në, zëdhënësi i Komandës Qendrore të Pentagonit, Dace Eastburn.
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut konfirmoi se Agal u vra në sulmin me dron.
Forcat e Mbrojtjes Civile Siriane thanë se një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në një sulm që ka pasur për cak një motoçikletë në periferi të Alepos, por këto forca nuk bën të ditur identitetin e viktimave.
Ka pak informacione publike për Agal, që sipas Vëzhguesit Sirian ishte guvernator i ISIS-it për Levantin, raporton Radio Evropa e Lirë.
Sulmi me dron vjen pesë muaj pasi SHBA-ja kreu një bastisje në qytetin Atme në veri të Sirisë, që përfundoi me vdekjen e liderit të ISIS-it, Abu Ibrahim al-Qurashi.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani paralajmëron: Nuk do i përmbahemi marrëveshjes me SHBA-në nëse ata nuk zbatojnë rregullat
Izraeli mban zgjedhjet parlamentare më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish!
Bashkimi Evropian diskuton sanksione të reja ndaj Rusisë, shkak sulmet e fundit
- 10:19 Mbi 10 mijë viktima nga vala e të nxehtit në Evropë
- 10:11 Franca thërret ambasadorin rus, akuzohet për sulme kibernetike që kanë prekur 10 vende evropiane
- 10:05 Irani paralajmëron: Nuk do i përmbahemi marrëveshjes me SHBA-në nëse ata nuk zbatojnë rregullat
- 09:59 Izraeli mban zgjedhjet parlamentare më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish!
- 09:54 Bashkimi Evropian diskuton sanksione të reja ndaj Rusisë, shkak sulmet e fundit
- 09:53 Rekord historik për filmin “Michael”, kalon 1 miliard dollarë në arkë