Përfaqësuesi i unionit të operatorëve të transportit publik: Përgjegjësia për zbatimin e protokollit t’u lihet qytetarëve

23 Qershor 2020 | 14:24

Dashnor Memaj, përfaqësues i unionit të operatorëve të transportit publik e cilëson protokollin e caktuar nga Ministria e Shëndetësisë për funksionimin e transportit publik si shumë të ashpër.

Memaj thotë se në rast të përsëritjes së shkeljes, parashikohet deri në ndjekje penale për administratorin. Duke theksuar se transporti është i vetmi subjekt që vijon të mbahet i mbyllur, Memaj bën thirrje që qeveria të marrë masa lehtësuese pasi kanë prej 4 muajsh që aktiviteti i tyre është i pezulluar.

“Jemi i vetmi subjekt që vijojmë të jemi të mbyllur. Ministrja e ka bërë mbylljen me urdhër dhe me urdhër duhet të bëhet dhe hapja, dhe jo me Facebook. Numri i udhëtarëve është 70% e kapacitet dhe ulja të jetë në mënyrë diagonale”, tha Memaj.

“Përgjegjësia te protokolli është e jashtëzakonshme pasi me 2-3 shkelje shkon për ndjekje penale administratori. T’i hiqet përgjegjësia subjektit dhe t’i lihet qytetarëve. Ka pika të protokollit që bien ndesh me njëra-tjetrën. Kërkohet dezinfektim por kjo ka një kosto”, shti ai.

Sipas përfaqësuesit të unionit të operatorëve të transportit publik qeveria para se të vendosë për hapjen e transportit duhet të ulet për të diskutuar me grupin e interesit pasi kompanitë janë në vështirësi për zbatimin e rregullave të reja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026