Shtohen tensionet Athinë-Ankara, shkak ishujt në Egje dhe Kreta
Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë janë tensionuar sërish, për shkak të publikimit të një harte ku tregohen ishujt e Detit Egje dhe Kreta si pjesë e shtetit turk.
Devlet Bahçeli, një aleat i presidentit turk Erdogan, njëherësh edhe kreu i Partisë së djathtë të Veprimit Nacionalist (MIR), ka vizituar selinë e organizatës nacionaliste “Ujqërit gri” ku ka zhvilluar një takim me liderin e saj.
Në fund të takimit, lideri i “Ujqërve Gri” Ahmet Jigit Yildirim, i ka dhuruar Bahçelit një hartë në kornizë ku tregohen ishujt e Detit Egje dhe Kreta si pjesë e Turqisë.
Yildirim e shpërndau foton në Twitter me mbishkrimin “Betimi i popullit tonë për detet”, shkruan Euronews Serbia.
1-Liderimiz Sn. Devlet Bahçeli Beyefendi Bayram sabahında Ülkü Ocakları Genel Merkezimize teşrif ederek ziyarette bulundu.
Ziyaretlerinde “DENİZLERDEKİ MİSAKIMİLLÎMİZ” adlı çalışmamızı sunduk.#ÜlküOcaklarıHaritası pic.twitter.com/CZzo5VaVP2— Ahmet Yiğit Yıldırım (@ayyildirim1) July 10, 2022
Ndërsa, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i bëri thirrje Turqisë që të shpjegojë hartën e publikuar në rrjetet sociale.
“Shikoni mirë këtë hartë. Kreta, Rodosi, Lesbosi, Kios, Samos. Të gjitha janë “gëlltitur” nga Turqia. Ky është vetëm një provokim tjetër apo qëllimi i vërtetë? Presidenti Erdogan duhet të sqarojë qëndrimin e tij për mashtrimet e fundit të aleatit të tij në qeveri”, shkroi Mitsotakis.
Ndërsa të dy vendet janë aleatë të NATO-s, ata janë përfshirë prej kohësh në mosmarrëveshje mbi migrimin, kufijtë detarë dhe kërkimin e mineraleve në Mesdheun lindor.
Greqia dhe Turqia akuzojnë ushtrinë e njëra-tjetrës për shkelje të hapësirës ajrore.
LEXONI GJITHASHTU
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor