Fati i bisedimeve bërthamore, epilogu duket i vështirë
Një deklaratë nga delegacioni rus thotë vetëm se do të vijojnë takimet me palën amerikane mbi çështjen bërthamore.
Palët po negociojnë zgjatjen e së ashtuquajturës marrëveshja e re START, që kufizon pajisjen me armë bërthamore në 1.550 secila që prej vitit 2011. Amerika insiston se aktorë të tjerë duhet të jenë në tryezë.
“Ia kemi bërë të qartë Kinës se presim që të respektojë detyrimet që rrjedhin nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore. Por ata kanë zgjedhur përplasjen”, deklaroi Marshall Billingslea, nënsekretar i Shtetit për Kontrollin e Armëve.
Përpara takimit, ambasadori postoi në Twitter foto të tryezave të boshatisura me flamurin kinez, që nxiti reagimin e Ministrisë së Jashtme në Pekin, që u përgjigj: “Sa poshtë keni rënë?”.
Zyrtarët kinezë thonë se do t’i bashkohen tryezës nëse Amerika dhe Rusia reduktojnë stokun nga rreth 6 mijë koka bërthamore në 300.
“Nëse bisedimet dështojnë dhe më 5 shkurt marrëveshja e re START do të lejohet të skadojë pa një tjetër pakt në fuqi, do të jetë hera e parë në 50 vjet që s’ka një marrëveshje mes SHBA dhe Rusisë mbi armët bërthamore”, komenton Jack Parrock, gazetar i Euronews.
Ndërkohë, presidenti Trump i është kthyer fushatës. Ekspertët bërthamorë në Vjenë besojnë se zgjatja e bisedimeve mund t’i shkojë atij për shtat.
“Trump e di që ka shumë kritika nga partia Demokratike se nuk ka negociata multilaterale në zhvillim, ndaj dhe mund të përfitojë duke i vazhduar bisedimet dhe nëse fiton, të tërhiqet më vonë. Unë nuk mendoj se do të ketë një marrëveshje përpara se të mbahen zgjedhjet. Por të paktën ai mund të thotë se po përpiqet”, thotë Angela Kane, ish-zyrtare e OKB për Çështjet Bërthamore.
Amerika është tërhequr nga traktati Qiejtë e Hapur, që u lejon avionëve ushtarakë të 35 vendeve aleate të përdorin hapësirën ajrore. Marrëveshja bërthamore iraniane u prish nga Uashingtoni, që u tërhoq edhe nga ajo për Klimën.
Si Moska edhe Uashingtoni u dhanë fund angazhimeve për një traktat tjetër atomik. Bisedimet për akordin e re START janë të vetmet që mund të shpëtojnë një marrëveshje dypalëshe mes SHBA dhe Rusisë.
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet