Rinis punë transporti ndërqytetas, urbanët refuzuan urdhrin e ministrisë

24 Qershor 2020 | 07:20

Pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, rinisja e transportit publik është ende në pikëpyetje.

Disa linja kanë lajmëruar fillimin e aktivitetit, ndërsa shoqata më e madhe e Transportit Ndërqytetas dhe Rrethqytetas, e cila përfaqëson rreth 80% të linjave, ka mohuar këtë fakt.

Shkak për refuzimin e hapjes së këtij aktiviteti janë shpenzimet që sjell distancimi në autobus, i cili rrjedhimisht përgjysmon kapacitetin si dhe kostot për dezinfektimin e automjeteve nga vetë shoqëritë e transportit.

Nga ana tjetër, linjat e Gjirokastrës, Vlorës, Fierit, Shkodrës, Korçës, Durrësit, Dibrës kanë njoftuar rifillimin normal të qarkullimit nga dita e sotme.

Edhe pse komiteti teknik i eksperteve vendosi heqjen e kufizimit për transportin publik, përfaqësues të linjave ndërqytetase janë të gatshëm të nisin këtë shërbim, por protestojnë duke kërkuar mbështetje financiare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026