Kryeinfektologu amerikan: Javët e ardhshme, kritike për frenimin e valës së COVID-19

24 Qershor 2020 | 08:29

Javët e ardhshme do të jenë kritike në përpjekjet për të zvogëluar numrin e rasteve me coronavirus, tha Dr. Anthony Fauci para Kongresit Amerikan të martën.

Shefi i sëmundjes infektive amerikane u zotua se numri i testimeve do të rritet.

“Tanimë javët në vijim do të jenë kritike në aftësinë tonë për të adresuar vatrat e reja  që ne po shohim në Florida, Teksas,  Arizona dhe në shtetet e tjera. Ata nuk janë të vetmet që kanë vështirësi.

Në dijeninë  time, askujt prej nesh nuk  i është  thënë që të ngadalësojë  procesin e testimeve. Ky është thjesht një fakt. Në realitet , ne do të bëjmë më shumë testime”, tha dr. Fauci.

Të martën pati rritje të numrit të infeksioneve në disa shtete të SHBA-së, si Arizona, California, Mississippi, Nevada dhe Texas duke vendosur rekorde të reja ditore për raste të reja të coronavirusit.

Drejtuesit e lartë të shëndetit publik hodhën poshtë pretendimet e Trump se pandemia është duke u “venitur”.

120 mijë persona kanë humbur jetën deri tani nga COVID-19 në SHBA, ndërsa rastet ditore kanë shkuar në 30 mijë, nga 20 mijë që ishin më parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026