Vetingu konfirmon në detyrë gjyqtarin Ridvan Hado

24 Qershor 2020 | 09:00

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi të mërkurën të konfirmojë në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Ridvan Hado.

KPK nuk konstatoi probleme për sa i përket deklarimeve të pasurisë dhe pastërtisë së figurës megjithëse në seancat e shkuara, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, pati vënë në diskutim periudhën kur ai ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD).

Hado ushtron detyrën në sistemin e drejtësisë prej vitit 1996 ku fillimisht ka qenë gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës, në vitin 2013 u emërua në Gjykatën e Apelit, ndërsa në vitin 2016 u bë edhe anëtar i KLD-së.

 

Lexoni gjithashtu:

Shtyhet për të premten vendimi për ish-ministrin Tahiri

Shkarkohet gjyqtarja e Saimir Tahirit, Nure Dreni nuk mundi të kalojë filtrin e vettingut

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026