Arben Kraja: Kemi sekuestruar 70 milionë euro pasuri

14 Korrik 2022 | 13:43

Kreu i SPAK, Arben Kraja gjatë raportimit të tij në Kuvend për punën e Prokurorisë, deklaroi se gjatë vitit 2021 janë sekuestruar 70 milionë euro pasuri e luajtshme dhe e paluajtshme si dhe janë dënuar 13 persona.

Ai tha se gjatë vitit që lamë pas, janë regjistruar 15 procedime penale dhe janë hetuar 25 persona, ku kanë përfunduar dhe kanë shkuar në gjykatë 3 procedime për 7 të pandehur.

“Gjatë vitit 2021 janë regjistruar 15 procedime penale, ku përfshihet dhe hetimi i pastrimit të veprës penale, janë hetuar 25 persona, kanë përfunduar dhe dërguar për gjyjkim 3 procedime penale me 7 të pandehur, janë dënuar 13 persona si dhe janë sekuestruar pasuri të luiajtshme dhe të paluajtshme me vlerë 70 milionë euro. Gjatë vitit 2021 janë verifikuar 316 materiale pasurore si dhe janë paraqitur dhe miratuar nga gjykata 14 kërkesa për sekuestrim pasurish si dhe janë paraqitur 4 kërkesa për konfiskim pasurish. Në zbatim të aktit normative për të quajturën OFL, Prokuroria e Posaçme gjatë vitit 2021 ka paraqitur në gjykatë 25 kërkesa për sekuestrim pasurie dhe 75 kërkesa për konfiskim pasurie”, tha Kraja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit zhvendosen drejt komisariatit, automjeti i policisë nuk lejohet të kalojë (VIDEO)

Situata para Parlamentit është qetësuar pas përplasjeve të ashpra mes protestuesve dhe policisë, ndërsa 18 persona janë shoqëruar në komisariatin nr.1 dhe nr.4. Një pjesë...
14:01 | 02/07/2026

Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të enjte në eventin “Grant 2026” të organizuar nga Innovation4Albania...
13:52 | 02/07/2026

9 policë të dëmtuar nga protesta, shoqërohen 18 persona

Lidhur me protestën e zhvilluar para Parlamentit ditën e sotme, është bërë e mundur vënia në pranga e 18 personave të cilët shkaktuan incidente dhe...
13:45 | 02/07/2026