Cili shtet i botës pati performancën më të mirë përballë COVID-19, Shqipëria e parafundit në rajon

24 Qershor 2020 | 10:49

‘Deep Knowledge Grup’ ka realizuar një studim rreth çdo shteti dhe rajoni në lidhje me performancën e përballjes ndaj COVID-19.

Indrit Seferi, specialist i Shëndetit publik nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike shpjegoi për Euronews Albania të dhënat e përpunuara për të kuptuar edhe trendin e Shqipërisë.

Ai zbuloi tre vendet që paraqitën performancën më të mirë në përballimin e COVID-19 në të gjithë kriteret e marra për bazë në studim. Ato janë Zvicra me 752 pikë, Gjermania dhe Izraeli.

Gjashtë ishin kriteret mbi të cilat u mblodhën të dhënat e studimit: që lidhen me eficencën e karantinës, eficenca shtetërore, monitorimi dhe dedektimi për rastet, gatishmëria e kujdesit shëndetësor, aftësia e këtyre vendeve për t’u përshtatur me ndryshimin dhe gatishmëria e emergjencës.

Z. Seferi shpjegoi se në studim shtetet ndahen në 4 kategori: vendi i parë shtetet me performancë më të mirë, vendi i dytë dhe i tretë përfshijnë vendet 21-100, ku janë vendosur 60 parametra, dhe vendi i katërt ato që nuk kanë pasur performancën e duhur.

”Shqipëria ndodhet ne pozicionin e 88 në këtë rankim, por krahasimi varet se me cilat vende bëhet.  Nëse do të krahasohemi me rajonin, Shqipëria ndodhet e parafundit. Në vendin e parë në rajon ndodhet Sllovenia dhe në të fundit Maqedonia e Veriut. Pra, ka vend për të bërë përmirësime për t’u krahasuar me rajonin. Nëse marrim krahasimin për eficencën e karantinës, Shqipëria është e 7-ta në Ballkan, pra kemi indikatorin më të mirë në krahasim me indikatorët e tjerë”, shpjegoi specialisti i ISHP.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026