1 në 3 fëmijë me COVID, rriten ndjeshëm rastet pozitive në Korçë

14 Korrik 2022 | 17:49

60-80 raste, çdo ditë paraqiten për vizitë pranë pediatrisë të spitalit rajonal Korçë, ku një në 3 fëmijë rezulton pozitiv me COVID-19.

Në krahasim me një muaj më parë, vizitat janë 10-fishuar.

“3 javët e fundit në shërbimin e pediatrisë është vënë re një fluks i shtimit të vizitave. Sekonda 47 numri i vizitave mesatare ditore që paraqiten është 50-60 vizita mesatarisht ku në ditë të caktuara rritet dhe shkon deri në 80 vizita në ditë,” – u shpreh Robert Rado, shefi i repartit të pediatrisë në Korçë.

Në bazë të testimit me tampon të shpejtë 1 në 3 fëmijë rezulton pozitiv me COVID-19.

“Ajo që duhet të përmendet është se midis rasteve të cilave paraqiten kemi vënë re shtimin e rasteve me Corona virus. 1:03 nga eksperienca jonë e 3 javëve kemi vënë re nga testet e shpejta që në 100 teste që kemi aplikuar 1 në 3 fëmijë ka rezultuar pozitiv. Mbi 31 fëmijë kanë rezultuar pozitiv me Corona virus,” – shtoi Rado.

Shefi i repartit të pediatrisë këshillon nënat e reja se kur duhet të paraqiten pranë mjekut.

“Është temperatura. Varion nga 38.5 deri në 40 grade. E dyta ku lloj virusi ka prekur të të gjithë grupmoshat por me se shumti fëmijët nga 1 muaj deri në 3 muaj. 2:18 simptoma të thjeshtë, rrjedhe hundës, fyt, kollë, dhimbje muskulore, dobësi trupore dhe vjelle apo dhe diarre. Këto simptoma ose vihen re nga mjeku apo raportohen nga fëmijët dhe prindëri,” – sqaroi mjeku.

Raste të shtuara me COVID-19 ka pasur edhe tek të rritur, të cilët paraqiten pranë njësisë vendore të kujdesit shëndetësor por edhe urgjencës së spitalit të Korçës. Në dy ditët e fundit, mbi 2700 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID në të gjithë vendin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026