5 ngjarjet| Çmimi i naftës nuk ndryshon, 1 në 3 fëmijë me COVID
- Bordi ul çmimin e benzinës, nafta dhe gazi nuk ndryshojnë
Bordi i Transparencës ka vendosur të mos ndryshojë çmimin e naftës dhe gazit, ndërsa ka ulur çmimin e benzinës me 12 lekë.
Nga mbledhja e 14 korrikut u vendos që nafta të shitet jo më shumë se 240 lekë/litri, benzina jo më shumë se 221 lekë/litri dhe gazi jo më shumë se 81 lekë/litri.
Lexoni për më shumë: Bordi ul çmimin e benzinës, nafta dhe gazi nuk ndryshojnë

- U fut për të shpëtuar vëllain dhe shokun, detaje nga mbytja e 18-vjeçarit
18-vjeçari Anri Kashiku është mbytur të enjten rreth orës 12:00 në plazhin e Durrësit.
Ai hyri në det për të shpëtuar dy 15-vjeçarë, njëri prej tyre Ersjani, vëllai i tij, ndërsa tjetri shoku i të vëllait.
Lexoni për më shumë: U fut për të shpëtuar vëllain dhe shokun, detaje nga mbytja e 18-vjeçarit

- Transportonin mbi 120 kilogramë kanabis, arrestohen dy shqiptarë në Greqi
Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi janë kapur duke transportuar 128.5 kilogramë kanabis.
Media greke OEMA raporton se gjatë kontrollit të kryer nga policia në makinë, janë gjetur dhe konfiskuar 68 pako kanabis të papërpunuar.
Lexoni për më shumë: Transportonin mbi 120 kilogramë kanabis, arrestohen dy shqiptarë në Greqi

- Saimir Tahiri transferohet në burgun e Lushnjës
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili vuan dënimin prej 3 vitesh e 4 muajsh, është transferuar nga burgu i Fierit në atë të Lushnjës. Transferimi është kryer pas kërkesës së familjarëve të tij.
Ish ministri i brendshëm qëndron në qeli që prej muajit shkurt kur u dënua nga apeli i GJKKO-së, me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre.
Lexoni për më shumë: Saimir Tahiri transferohet në burgun e Lushnjës

- 1 në 3 fëmijë me COVID, rriten ndjeshëm rastet pozitive në Korçë
60-80 raste, çdo ditë paraqiten për vizitë pranë pediatrisë të spitalit rajonal Korçë, ku një në 3 fëmijë rezulton pozitiv me COVID-19.
Në krahasim me një muaj më parë, vizitat janë 10-fishuar.
Lexoni për më shumë: 1 në 3 fëmijë me COVID, rriten ndjeshëm rastet pozitive në Korçë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme