Rritet numri i viktimave në vend nga COVID-19, ndërron jetë 90-vjeçari nga Tirana
Rritet numri i viktimave në Shqipëri si pasojë e pandemisë globale të COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njofton se ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një pacient 90-vjeçar nga Tirana, i cili vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.
“Një pacient 90 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese silikoza, hipertension. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse për të kufizuar përhapjen e COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH.
Që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave në Shqipëri nga COVID-19 ka shkuar në 48. Gjatë ditës së sotme u regjistruan 67 raste të reja me COVID-19, ndërkohë mbetet shqetësuese rritja e numrit të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi