FOTO| PD publikon dokumente të reja nga afera e inceneratorëve

15 Korrik 2022 | 12:27

PD ka publikuar sot dokumente të reja sa i takon aferës së inceneratorëve. Ishte Belind Këlliçi ai që bëri 2 dokumentet publike në një deklaratë për mediat.

Akuza e re e PD-së lidhet me një kompani që ka kryer evazion fiskal. Sipas tyre Ave Consulting, kompania e denoncuar ka marrë përsipër edhe projekte të tjera të mëdha në Tiranë.

“Dokumenti i parë është kontrata e mbikëqyrjes së punimeve me inceneratorin e Tiranës për vlerën 649.440 euro dhe dokumenti i dytë është konfirmimi i kësaj kompanie për mbylljen e punimeve në inceneratorin e Fierit e firmosur më 21 mars 2021. Afera e re as nuk fillon këtu, as nuk mbaron këtu,” – u shpreh Këlliçi ndërsa renditi projektet e tjera që kompania ka certifikuar në kryeqytet, sipas PD-së, “që nga studimi për prishjen e Teatrit Kombëtar e deri te dhurimi i projektit për aferën që u zhvillua për ndërtimin e Unazës së Re”.

PD i ka kërkuar SPAK-ut që të lëvizë, pasi sipas tij, të gjithë ata që janë dëshmitarë të krimit dhe rrinë pasivë kthehen në bashkëpunëtorë të heshtur.

Dokumenta
Dokumenta

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026

“E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn

Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia,...
21:41 | 27/07/2026

“Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale

Gazetari Osman Stafa i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka dhënë detaje lidhur me protestën e sotme...
21:19 | 27/07/2026