50 euro për një ditë pushimi, turistët ankohen për çmimet

15 Korrik 2022 | 20:16

Në Durrës, këtë korrik, turistët po harxhojnë për një ditë pushimi rreth 50 euro.

Të pyetur nga Euronews Albania, disa prej tyre thonë se cmimet janë shtrenjtuar këtë vit, edhe pse janë përpjekur të gjejnë plazhet më të lira në gjithë bregdetin.

“Pushimet shkojnë 500 mijë lekë për 10 ditë. Në ditë shpenzoj 30, 40 deri në 50 mijë. 100 euro dy vetë. Ne jemi pensionistë, matemi me pensionin që kemi dhe vlerësohet sesa mund të jetosh”, shprehen ata.

Me çmimet që po hasin, ata thonë se kanë shkurtuar ditët e qëndrimit.

“Në Durrës janë shumë shtrenjtë të gjitha çmimet. Plazhi nuk ka kushte për pushuesit. Kemi qëndruar 10 ditë, por tani 4-5 ditë, më shumë jo.

Vija bregdetare e Durrësit është zona më e populluar e plazheve shqiptare, e cila frekuentohet më së shumti me turistë nga vendi e Kosova, sidomos në fundjavë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026