Hashim Thaçi anulon pjesëmarrjen në takimin për dialogun në Shtëpinë e Bardhë

24 Qershor 2020 | 16:31

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka anuluar pjesëmarrjen e tij në takimin e parashikuar për dialogun në Shtëpinë e Bardhë, i parashikuar të mbahej me 27 qershor pas akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale. 

Lajmi konfirmohet nga i dërguari i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell përmes një shënimi në faqen e tij zyrtare në “twitter”. Diplomati amerikan thekson se, takimi i së shtunës për dialogun mes dy vendeve do të udhëhiqet nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Presidenti i Kosovës sapo na ka njoftuar se ka anuluar udhëtimin për në Uashington, pas njoftimit nga Zyra e Prokurorit Special. E respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa të zgjidhen këto çështje. Presim diskutimet e së shtunës të cilat do të udhëhiqen nga presidenti Vuçiç dhe kryeministri Hoti”, ka shkruar ai në “Twitter”. 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur akuza ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Dy prej figurat kryesore të PDK-së akuzohen për krime gjatë Luftës së Kosovës. Thaçi dhe Veseli, por edhe persona të tjerë dyshohen për krime kundër njerëzimit ndër të cilat vrasje, zhdukje të personave, përpjekje dhe tortura.

Anulimi i pjesëmarrjes në Uashington për dialogun është konfirmuar edhe nga zyra e presidentit, Hashim Thaçi, e cila shton se kreu i shtetit nesër kthehet në Kosovë. 

Njoftimi i zyrës së presidentit Thaçi:

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas njoftimit të bërë publik nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me inicimin e ngritjes së aktakuzës, ka ndërprerë udhëtimin zyrtar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishte ftuar të merrte pjesë në kudër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me anulimin e vizitës zyrtare në SHBA, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës tashmë e ka informuar edhe Shtëpinë e Bardhë.

Lexoni gjithashtu: 

Prokuroria Speciale e Kosovës akuzon Thaçin dhe Veselin si përgjegjës për 100 vrasje

Akuzat ndaj Thaçit për krime lufte, Meta: Besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026