Akuzat ndaj Thaçit për krime lufte, Meta: Besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së

24 Qershor 2020 | 16:34

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar ndaj akuzave të ngritura nga Gjykata Speciale ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke u shprehur i bindur në pafajësinë e tij. Meta rikujton se dhe në të kaluarën ka ndodhur një gjë e tillë me ish-drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj nënvizon se Thaçi dhe Veseli në përfundim të hetimeve do të shpallen të pafajshëm.

“Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi i regjimit kriminal të Millosheviçit, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, jo vetëm për lirinë dhe themelimin e Republikës së Kosovës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, por edhe për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë e saj evropiane dhe të rajonit tonë”, shprehet Presidenti i Shqipërisë.

Ndaj Hashim Thaçit dhe 9 luftëtarëve të të tjerë të UÇK-së rëndojnë akuza për krime gjatë Luftës në Kosovë. Në aktakuzë pretendohet se, Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme.

Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë. Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Lexoni gjithashtu: 

Prokuroria Speciale e Kosovës akuzon Thaçin dhe Veselin si përgjegjës për 100 vrasje

Analisti: Krimet për të cilat akuzohet Thaçi kanë ndodhur pas luftës

Albin Kurti: Gjykata Speciale funksionon si një fantazmë, disiplinon komandantët e kthyer në politikanë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026