KOK: Serbia pamundëson pjesëmarrjen e pingpongistëve nga Kosova në Evropian

16 Korrik 2022 | 13:07

Pingpongistët e Kosovës nuk kanë mundur të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të Pingpongut U-21,që po mbahet në Beograd të Serbisë.

Lajmi është dhënë nga Komiteti Olimpik i Kosovës, që sipas tyre arsyeja është përzierja e politikës së Serbisë në sport.

“Komiteti Olimpik i Kosovës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Federatën e Pingpongut të Kosovës gjatë procesit të pjesëmarrjes në Evropian, për çka dënojmë veprimin e radhës të përzierjes së politikës serbe në sport, e që nuk është rasti i parë, kur bëhet fjalë për sportistët tanë”, tha KOK përmes një njoftimi të postuar në rrjetin social Facebook.

KOK nënvizoi se pret që Federata Evropiane e Pingpongut të marrë masa ndaj Serbisë, si organizatore e Evropianit “me besimin se diskriminimet e tilla do të marrin fund një herë e përgjithmonë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026