Kadri Veseli mbron luftën e UÇK-së, hedh poshtë akuzat e Speciales: Janë të pabaza dhe politike
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar pas akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë. Me anë të një deklarate për mediat, kreu i PDK-së u shpreh se akuzat e ngritura janë të pavërteta dhe kanë karakter politik.
“Zyra e Prokurorit Special në kuadër të Dhomave të Specializuara ka lëshuar sot një deklaratë për shtyp, ku njofton se ka ngritur pretendime për aktakuzë ndaj meje dhe Presidentit Thaçi. Në një veprim të paprecedentë, Prokurori ka lëshuar deklaratën para se Gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon. Në këtë deklaratë, Prokurori përpiqet ta arsyetojë vendimin e tij të padrejtë dhe të pazakonshëm, duke pretenduar se unë dhe Presidenti kemi tentuar të pengojmë punën e Dhomave të Specializuara. Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Po ashtu, nuk ka kurrfarë baze për pretendimet për pengim të punës së gjykatës. Dhe është shqetësim i thellë gjuha e tillë e adresimit me të pavërteta”, tha Veseli.
Më tej Veseli theksoi se luftëtarët e UÇK-së kanë bërë një luftë të ndershme, ndërsa shtoi faktin se, askush nuk do mundet ta njollosë dot veprimtarinë e saj për liri dhe pavarësi.
“Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët se nuk do të lejoj që ky Prokuror dhe asnjë tjetër si ai, ta njollosë në këtë mënyrë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ne kemi qenë të detyruar që ta mbrojmë veten dhe vendin tonë. Dhe do ta bëjmë sërish. Nëse na imponohet, edhe një herë do të demonstrojmë me fakte se UÇK ka zhvilluar një luftë të ndershme për liri, kundër një prej ushtrive më të fuqishme dhe më agresore në botë, të udhëhequr nga një bandë kriminale serbësh.”, shtoi ai.
Zoti Veseli mohon kategorikisht që ai të jetë përfshirë në ndonjë akt kriminal, siç pretendon Prokuroria Speciale.
“Jam krenar që kam qenë pjesë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe e mohoj plotësisht çdo përfshirje në ndonjë akt kriminal. Luftëtarët trima të UÇK-së janë mbrojtës, heronj të luftës, që kanë luftuar kundër një agresori të egër serb, dhe nuk janë kriminelë lufte”, theksoi Veseli.
Mes tjerash, Veseli shton se ashtu siç ka bërë në të kaluarën, edhe tani është gati të mbrojë shtetin dhe historinë e Kosovës.
“Kjo flet për të vërtetën se krimet në Kosovë janë kryer nga serbët dhe jo nga shqiptarët. Deklarata e sotshme e Prokurorit është një përpjekje tjetër për të rishkruar historinë, duke e shtrembëruar të vërtetën për luftën tonë të shenjtë çlirimtare. E kam për nder e privilegj qe ta mbroj Kosovën edhe një herë, nëse na imponohet. Historia e Kosovës një herë është shkruar. Askush, kurrë nuk mund ta ndryshojë atë. Liria dhe pavarësia jonë nuk do të zhbëhen kurrë”, u shpreh Kadri Veseli.
Lexoni gjithashtu:
Prokuroria Speciale e Kosovës akuzon Thaçin dhe Veselin si përgjegjës për 100 vrasje
Akuzat ndaj Thaçit për krime lufte, Meta: Besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së
Hashim Thaçi anulon pjesëmarrjen në takimin për dialogun në Shtëpinë e Bardhë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet