Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, reagon Basha dhe Berisha: Asgjë nuk e përdhos dot luftën e UÇK

24 Qershor 2020 | 19:26

Jo vetëm në Kosovë, por edhe drejtuesit më të lartë të politikës në Shqipëri kanë reaguar pas publikimit të akuzave të Prokurorisë Speciale, e cila akuzon presidentin Thaçi dhe kreu të PDK-së, Kadri Veselin për vrasje dhe tortura në kohën e luftës në Kosovë.

Pas Metës dhe Ramës, ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Kryedemokrati ka bindjen e plotë se Thaçi dhe Veseli do t’i dëshmojnë botës se, lufta e tyre për liri e pavarësi ka qenë e drejtë.

Sipas tij, askush nuk mundet të përdhosë sakrificën dhe rezistencën që tregoi UÇK-ja në përballjen me agresionin e ish-Jugosllavisë

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për liri përballë një agresori që nuk kurseu asgjë, nga genocidi tek sprastrim etnik kundër popullit te Kosovës. Kohë pas kohe shqiptarëve ju desh jo vetëm të luftojnë për ta fituar lirinë por edhe ta mbrojnë atë.

Kam bindjen se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të gjithë bashkëluftëtarët e tyre do ti dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë. Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor”, shkroi Basha në “Facebook”.

Kjo çështje nuk ka kaluar pa u komentuar nga ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ai shkruan se akuzat ndaj individëve të caktuar nuk mund të zbehin lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndryshe nga herë të tjera, ku ka qenë kritik për çështjen e shkëmbimit të territorit, sot ish-kryeministri i Shqipërisë ka përgëzuar vendimin e Presidentit Thaçi, i cili anuloi pjesëmarrjen  në tryezën për dialogun, që ishte parashikuar të mbahej më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

“Akuzat ndaj individëve të veçantë nuk mund zbehin luftën çlirimtare te Kosovës si faqen më të ndritur të qëndresës shqiptare për liri e dinjitet kombëtar, që nga luftërat e Skënderbeut. Uroj që të akuzuarit të provojnë para botes pafajësinë e tyre. Vlerësoj vendimin e z.Thaçi për të mos përfaqësuar Kosovën në takimin e Ëashingtonit”, thekson ai.

 Lexoni gjithashtu: 

Prokuroria Speciale e Kosovës akuzon Thaçin dhe Veselin si përgjegjës për 100 vrasje

Akuzat ndaj Thaçit për krime lufte, Meta: Besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së

Hashim Thaçi anulon pjesëmarrjen në takimin për dialogun në Shtëpinë e Bardhë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026