Basha njihet me shqetësimet e fermerëve dhe sipërmarrësve të Vorës dhe Marikajt
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, këtë të mërkurë ishte në Vorë, ku zhvilloi disa takime me sipërmarrësit e vegjël dhe fermerët e kësaj zone. Sipas zyrës së shtypit në selinë blu, banorët e Vorës i janë ankuar kryedemokratit Basha se qeveria i ka lënë në harresë dhe pa asnjë mbështetje.
“Largimi i banorëve pas tërmetit të nëntorit, që goditi edhe këtë qytet, si dhe harresa e qeverisë pas pandemisë, ka shkaktuar uljen drastike të xhiros ditore për biznesin e vogël në këtë bashki. “Zero më zero! Ne jemi keq edhe më tërmetin, s’ka njerëz fare, s’ka banorë. Janë larguar 50% e banorëve”, është shprehur një tregtar.
Sipas PD-së, mungesa e mbështetjes nga qeveria në këtë kohë krize i ka çuar bizneset në Vorë në prag mbylljeje.
“Unë jam i mbytur, i zhytur në borxhe, me siklete e me ashtu. S’kam ç’bëj. Marrin me listë, të paktën vetëm në kohën e koronavirusit nja 700-800 mijë lekë”- shprehet pronari i një dyqani mishi.
Pas Vorës, lideri demokrat Basha zhvilloi takime të tjera me tregtarët e Marikajt, ndërsa pa nga afër shqetësimet e tyre.
“Tregu më dobët, s’ka. Këtë vit njëherë, është shumë dobët. Shumë, shumë dobët”, tha një tregtar.
Siç bën me dije zyra e shtypit të PD, kreu i opozitës Basha ka garantuar fermerët dhe bizneset se kur ai të vijë në pushtet do të jetë në krahun e tyre dhe do t’i mbështesë ato.
“Morëm vesh dje, kanë bërë një pagesë tjetër për inceneratorin, 500 mijë euro. Sa biznese mund të ndihmoheshin me këto? Thjeshtë të paguanin punëtorin, mos të hiqnin punëtorin nga puna. Se këto taksat tuaja janë. Do çlirojmë mundësitë, të punoni të gjithë edhe sipas mundësive që, sigurisht do vijnë duke u rritur, kur të çlirohet ekonomia edhe ju të fitoni, të punësoni, të ketë mirëqenie. 5 veta! S’mund të jetë Shqipëria e 5 vetave”, theksoi Basha, njofton zyra e shtypit të PD-së.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi