Parada në Rusi, 75-vjetori i fitores ndaj nazizmit, Putin tregon forcën para referendumit

24 Qershor 2020 | 20:15

Pavarësisht pandemisë, Rusia edhe një herë tregoi forcën e saj në paradën që shënon 75 vjetorin e fitores ndaj nazistëve luftë ku humbën jetën 20 milionë sovjetikë. Një event që duhej të zhvillohej në 9 maj por u shty për shkak të izolimit.

Këmbëngulja e presidentit Vladimir Putin për mbajtjen e paradës pasqyron jo vetëm dëshirën e tij për të shpalosur fuqinë e Rusisë, por edhe për të forcuar ndjenjat patriotike një javë para  referendumit kushtetues që mund t’i lejojë atij të qëndrojë në detyrë deri në 2036.

Më shumë se 13 000 personel ushtarak, 200 mjete, 75 avionë luftarakë dhe krerë botërorë ishin të pranishëm në paradë. Në fjalën e tij nga Sheshi e Kuq, shefi i Kremlinit e vuri theksin tek fuqia e Rusisë.

Është e pamundur të imagjinohet se çfarë do të ishte bota nëse Ushtria e Kuqe nuk do të kishte ardhur për ta mbrojtur atë. Ushtarët sovjetikë “çliruan vendet evropiane nga pushtuesit, i dhanë fund tragjedisë së tmerrshme të Holokaustit, shpëtuan popullin gjerman nga nazizmi, nga ideologjia e tij vdekjeprurëse”, tha presidenti rus.

Përpara paradës, Putin fajësoi Perëndimin se ka fyer Rusinë duke hedhur poshtë rolin e Bashkimit Sovjetik në fitoren e luftës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026